Nga Laert Skiro/

Sapo nisi lëvizja ‘për pavarësi’ në Catalonia të Spanjës, nisën këtu krahasimet me territoret në rajonin Ballkanik. Ajo që sollën në skenë menjëherë ‘studiuesit’ dhe politikanët, ishte Kosova. Askush nuk di pse ky ‘zgjim’ i çështjes së Kosovës, sot kur po zhvillohet lufta për independencë në Catalonia të Spanjës.

Si u zgjuan politikanët?

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, mbajti një deklaratë ku tha se ‘Catalonia është e krahasueshme me Kosovën”. Pas ministrit të jashtëm të Serbisë, nisën të flasin edhe politikanë shqiptarë  në Tiranë apo në Prishtinë, ku deklaruan ‘të kundërtën’ e asaj çfarë tha serbi Daçiq. Edhe këta me të njëjtën metodë, me metodën e krahasimit, por me fjalë të kundërta: “Jo, Kosova nuk krahasohet me Catalonian”.

Edhe studiuesit, në të njëjtën rrugë me politikanët, duke përdorur krahasimin: “Jo, Kosova nuk krahasohet me Catalonia-n”.

Atëherë bëhen dy pyetje të thjeshta:

E para, çfarë është krahasimi? Sigurisht që edhe përmes krahasimit mund të nxirren përfundime, por kjo është rruga e fundit për përfundime të sakta. Edhe pse është metoda më e vjetër e njerëzimit, mund të themi se metodat e sofistikuara dhe përsosja e veçantive, ka rritur pa fund numrin e rrugëve të tjera studimore.

E dyta, çfarë ka ndodhur në Catalania, që të jetë e krahasueshme me Kosovën?

Në Katalonia është zhvilluar një referendum për “pavarësinë e krahinës” nga Spanja. (Edhe në Kosovë është shpallur pavarësia dhe krijimi i shtetit më vete, që sot është një realitet. Por kjo nuk u arrit me ‘referendum’). Por në Catalania është zhvilluar vetëm votimi, ku ka fituar ‘po! E duam pavarësinë’.

Atëherë ku janë pikat e takimit dhe krahasimit me Kosovën?

Idenë e krahasimit e nxiti pala serbe: ministri i jashtëm dhe disa studiues të institutit të politikave e strategjisë. Në këtë ‘gropë’ ranë studiues dhe politikanë shqiptarë në Prishtinë dhe në Tiranë. Këta thonë “Jo, nuk ka të krahasuar”.  Sigurisht që edhe kundështimi bëhet mbi baza emocionale, nacionaliste. Por çfarë nënkupton?

Nënkupton atë që po thuhet në disa zyra të BE dhe të qeverisë spanjolle se “nuk e pranojmë pavarësinë e votuar në Catalania”. Këta e kanë marrë ‘for grounded’ se pavarësia e Catalonias ‘nuk pranohet’. Në këtë rast krahasimi është ‘patriotik’ dhe ‘i drejtë’.

Po sikur pavarësia e Catalonia-s të pranohet eh ata të ndërtojnë shtetin e tyre?!, gjë që ka më shumë gjasa. Atëherë ku do të qëndrojë krahasimi i politikanëve dhe studiuesve shqiptarë që thonë “Jo nuk ka krahasim”. Ka krahasim, sepse të dy shtetet (Kosova dhe Katalonja) kanë fituar të drejtën për shtet…

Po kështu është kur pa u menduar gjatë, bën vetëm studimin primitiv të ‘krahasimit’.

Veritas.com.al/