Pronarët e kafesë së dedikuar Winston Churchill në Parkun Finsbury, Londër, duhej të zhvendosnin muralen kushtuar kryeministrit të kohës së Luftës, pasi protestuesit majtistë përsëritën vandalizmat kundër figurës së ish- kryeministrit.

Muralet jashtë Kafe ‘Blighty UK’, ku shfaqet Churchill që mban dy gishtat lart nën fjalët “double shot” – e cila me humor nënkupton “Hey, dy ekspresë!”, në mënyrë të përsëritur është vandalizuar me shkarravina  me spray ku Churchill paraqitet si “Luftënxitës”, “Imperialist” dhe ‘mbetje”- raporton gazeta ‘Evening Standard’.

Restauranti me tematikë nga Lufta e Dytë Botërore, që është zbukuruar me piktura të kohës së Luftës, flamuj të përbashkët dhe modele çakmakësh, është një nga dy kafetë me temë nga historia që operojnë pronarët.

‘Blighty India’, në krah të Tottenham, feston ish Mbretërinë e vendeve të Commonëealth dhe është zbukuruar me portrete neoni të Gandhi, me flamuj Indian, dhe postera nga  Bollywood. Bashkëpronari i kafesë, Chris Evans shpreson të shtojë këtë brand duke hapur edhe një ‘Blighty Kenya’ në të ardhmen.

Veritas.com.al/