(FOTO: Pamje nga vendi ku ndodhet shtylla e këputur)/

Erara të fuqishme kanë vërshuar në kryeqytet, aq sa rralla ndonjëherë të jenë përjetuar kështu. Era e përzierë me shi ka krijuar një atmosferë asfiksuese për njerëz që i ka zënë në rrugë.

Në zonën Veriore të qytetit, pranë ish Shkollës së Bashkuar, tani ministria e Mbrojtjes, ka rënë një shtyllë ku janë vendosur shumë linja (elektrike, telefonike, interneti, etj).

Shtylla e mënjanuar rrezikon të bllokojë trafikun, gjithashtu edhe të shkaktojë aksidente elektrike.

Veritas.com.al/