
Kryeministri Edi Rama komentoi edhe projektin e Formula 1, duke thënë se është një projekt që do të realizohet dhe se nuk do të mbetet vetëm fjalë.
Kryeministri në rubrikën “Sy më Sy”, duke iu përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij, tha se projekti është bërë me stafin teknik të Formula 1 dhe se kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm për realizimin e këtij projekti.
“Shansi është i gjithi dhe është në dorën tonë dhe ne do ta bëjmë. Ne kemi komunikim të vazhdueshëm me stafin teknik të Formula 1. Projekti është bërë me stafin teknik të Formula 1. Studio që ka bërë projektin ka licensimin nga Formula 1, dhe punon. Ne i kemi pasur këtu edhe administratorin e përgjithshëm, kanë parë vendin, janë shumë entuziast për këtë, por ne duhet të bëjmë pjesën tonë dhe atë po bëjmë. Unë e kam treguar se çfarë them e bëj, vonohen ndonjëherë, por nuk harroj, vonohen të tjerët, por jo unë”, tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.
Komente