(Sot në Kuvend. Deputeti socialist Bujar Çela qëllon me grusht deputeten opozitare Kejdi Mehmetaj)/

Nga: Bujar Burimi/

‘Çar nuk ndie njeri!”, thonë në Shkodër e përgjithësisht në Veri kur njeriu ndodhet para një çudie të madhe. ‘Ja që në Kuvend qenka edhe një deputet me emrin Bujar Çela!’.

Po të nos kishte goditur me grusht një vajzë të re në Kuvend, ky Bujari nuk kishte për t’u dalluar kurrë në Kuvend. Ja që ndodhi edhe kjo, dhe tashmë Bujar Çela garantohet se dikush e di se ekziston.

Ka dhe ka pasur historikisht, anëtarë të Kuvendit që hynë e dolën nga Kuvendi pa e ditur njeri se janë anëtarë të Parlamentit. Përgjithësisht kanë qenë ca deputetë si dele, të mefshtë ose edhe të trashë, pa shkollë e pa pikë diturie; por të zgjedhur me dorë nga kryetarët e partive për të bërë atë që thotë kryetari; pa asnjë mëdyshje. Këta njerëz të verbër e të shurdhër, përgjithësisht, mbajtën vendin e deles.

Por disa deputetë të tjerë, edhe pse po kaq pa veshë e pa mend, e morën veten dhe u kthyen në të dhunshëm. Sot një njeri me emrin Bujar Çela dëshmoi se bënte pjesë në Kuvend si deputet duke qëlluar me grushte një deputete të Opozitës. Ajo është një vajzë e brishtë, quhet Kejdi Mehmetaj, deputete e LSI. Aq e brishtë saqë duhet t’i thotë ‘falë Zotit’ ose ‘falë Bujarit’ që ky nuk ia theu brinjët. Se Bujari, siç po e shikojmë në foto, mund ta shtypte si mizë deputeten e brishtë. Ajo doli nga salla e gjakosur nga grushti i Bujarit, por në fakt nuk ka gjë të madhe, krahasuar me atë që mund t’i kishte ndodhur.

Bujar Çela që nka i duhuri, por për raste ‘rrahëse’ ndaj femrave. Ndryshe nuk do ta kishim marrë vesh se ekziston, edhe pse në sy  të të gjithëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Por këta janë thërritur dh ekzistojnë vetëm për këso punësh hamallëku: Të rrahin ndonjë vajzë të brishtë aty pranë.

Vepër e bukur e kryetarëve të partive.

Veritas.com.al/