Pranë llixhave të Sarandoporit në Leskovik, një grup shkencëtarësh çekë kanë zbuluar një liqen nëntokësor, që mendohet të jetë më i madhi në botë

Llixhat e Sarandoporit në Leskovik janë të famshme dhe vizitohen gjatë verës nga vendas e të huaj, por askush nuk e dinte se në thellësi të kanionit fshihej një liqeni i madh nëntokësor.

Zbulimi i jashtëzakonshëm është kryer nga një grup shkencëtarët çek, të cilët me pajisjet dhe teknologjinë e fundit kanë kryer kërkime në periudha të ndryshme nga 2021 e deri më sot. Studimi është publikuar në mediat çeke, ku thuhet se uji i liqenit është i ngopur me sulfur hidrogjeni, i cili, në kontakt me ajrin oksidohet dhe prodhon acid sulfurik që e kthen vazhdimisht shkëmbin gëlqeror në gips të butë.

Ekipi kërkimor konfirmoi si ky është liqeni termal nëntokësor më të madh në botë me gjatësi 138 m, 42 m gjerësi dhe perimetër 345 m. Temperatura e ujit të liqenit shkon në 40 gradë.

Ky është një ndër zbulimet më të mëdha gjeologjike, ndërsa ekspedita çeke pritet të rikthehet në Leskovik brenda muajit mars. Burime nga Ministria e Mjedisit thanë se ende nuk janë njohur zyrtarisht me të dhënat e këtij studimi që është kryer vetëm nga çekët dhe nuk ka pasur shqiptarë në ekspeditat e mëparshme.

Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse nën tokë. Në rajonin e Vromonerit, në anën shqiptare të kufirit, ata zbuluan në një sistem të gjerë shpellash në vitin 2021, të cilat që atëherë i kanë eksploruar në detaje.