Policia e Lezhës ka vënë në pranga, Filip Shtjefnin i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi në vitin 2016, ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.

Filip Shtjefni apo i njohur ndryshe si “Tony Montana” i Lezhës u arrestua fillimisht në  vitin 2016 pas denoncimit të bërë nga shtetasia E.M. Si rezultat i hetimeve të kryera nga Specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme  për dokumentimin e plotë të kësaj çështje penale,  rezultoi se Filip Shtjefni dhe Lula Marku  në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në një lokal në Lezhë e  përdornin si kamoflim për shfrytëzim prostitucioni, duke shfrytëzuar shtetasen E.M. e cila pas kësaj ngjarje ka tentuar të vrasë edhe veten.

Njoftimi i policisë:

Nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Filip Shtjefni, banues në Lezhë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg për vepren penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi ky shtetas në vitin 2016, ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

VERITAS.COM.AL