Gazetari Artan Hoxha duke folur gjatë edicionit të lajmeve në SYRI.net, ka rrëfyer një detaj të fshehur deri më tani.

Sipas tij, në makinë me Orest Sotën ka qenë edhe një person tjetër, e sipas gazetarit, biznesmeni i ri nuk ka qenë fare në drejtimin e makinë.

Gazetari investigativ ka treguar se makina ‘Range Rover’ ka shkuar në postbllok, policët kanë parë dy njerëz në makinë dhe kur e kanë arritur makinën në ambientet e kompanisë Kurum aty është gjetur vetëm Ores Sota, i cili ishte pa patentë.

“Makina ka shkuar tek postblloku, i është bërë shenjë të ndalonte, por nuk ka ndalur. Më pas ka hyrë në ambientet e Kurum, ku ka pretenduar se do të blinte 4 mijë ton hekur.

Policët kanë parë 2 persona në makinë dhe në drejtimin e makinës nuk ka qenë Orest Sota. Ku është ky njeri, pse policia thotë se është vetëm një njeri?” tha gazetari Artan Hoxha .

“Pse nuk është bërë publik personi i dytë? Postblloku ka parë dy, kur ka hyrë tek Kurumi policia ka parë vetëm një njeri. Në postbllok janë parë dy persona në makinën Range Rover”, theksoi gazetari gjatë intervistës.

Veritas.com.al