Nga: Reuters/

” Unë jam Marica- tha një amvisë. Po sikur diksuh të më thërrasë me emër tjetër?!”-

“Republika e Maqedonisë Veriore” – emri i ri i propozuar për vendin dikur pjesë e Jugosllavisë – ka për qëllim të zgjidhë një qëndrim diplomatik me Greqinë, por nuk do të kënaqë disa nacionalistë në të dy anët e kufirit.

Kur ajo shpalli pavarësinë në vitin 1991, shumë grekë mendonin se vendi kishte rrëmbyer trashëgiminë e tyre të lashtë kulturore ndërsa Maqedonia është vendlindja e Aleksandrit të Madh si dhe emri i një krahine në Greqinë veriore.

Emri i ri, i dakorduar nga politikanët nga të dy vendet të martën, duhet t’i japë fund dekadave të konfliktit diplomatik dhe tja beje me te lehte Maqedonisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO.

Por marrëveshja ende kërkon ratifikimin nga dy parlamentet kombëtare dhe një referendum në Maqedoni, dhe jo të gjithë janë të prirur për të votuar “po”.

“Ne jemi maqedonas dhe ne nuk jemi të interesuar të ndryshojmë emrin tonë”, tha Marica, një amvise nga qyteti i Ohrit.

“Gjate gjithe jetes jam quajtur Marica, do të ishte e njëjtë sikur dikush do të më detyronte tani të ndryshoja emrin tim”.

“Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”ju bashkua Kombeve te Bashkuara në vitin 1993, por shumica e vendeve e kanë injoruar atë emër të përkohshëm dhe i referohen asaj thjesht si Maqedoni.

Në një protestë në Shkup më 2 qershor, njerëzit tundnin flamujt maqedonas dhe rastesisht edhe një rus- duke treguar kundërshtimin e tyre jo vetëm për ndryshimin e emrit, por edhe për nje aleance më të ngushtë me perëndimin që ka gjasa të pasoje kete.

“Nuk kam asgjë të mirë për të thënë për grekët, pasi ata vetem po krijojnë probleme për ne”, tha per Rojters Petre, një çelësabërës nga Shkupi

“Ne nuk kemi nevojë t’i bashkohemi NATO-s apo BE-se, kjo nuk është në traditën tonë. Si një i krishterë ortodoks, vetëm Putini mund të na shpëtojë”.

Megjithatë, shumë maqedonas e mirëpritën afrimin me Greqinë.

“Grekët janë një komb vëllazëror për ne. Nëse atje nuk do te ishin aq shumë politikanë agresivë që bënë këtë problem mes nesh, bashkëpunimi ynë do të ishte shumë më i mirë”, tha Maja Canakjevik, një muzikant dhe ish-drejtor i përgjithshëm i Filarmonisë maqedonase.

Disa maqedonas besojnë se anëtarësimi në BE dhe NATO mund të ndihmojë ekonominë, të tjerët kanë dyshimet e tyre.

Muharemi, i cili jep me qira prona në një lagje të vjetër të Shkupit, tha: “Pagat këtu janë rreth 200 euro ($ 235) në muaj, dhe unë nuk mendoj se kjo do të ndryshojë nëse bashkohemi me NATO”.

Veritas.com.al/