Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, sot, në një prononcim për mediat, paraqiti argumentet e tij pse mungoi sot një vendimmarrje lidhur me listat e paraqituara nga PD për anëtarë të KZAZ-ve.

Celibashi sqaroi se po kryhet verifikimi i dokumentacionit, ndërsa theksoi se vendimi i KQZ do të bazohet strikt në kodin zgjedhor.

“Jemi në proces të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga foto për KZAZ. Jemi përballë dy listave, një nga z. Noka dhe një nga z.Sefa, përfaësues legjitim i PD në KQZ. Për të mos bërë hipokritin, situate është e tillë që duhet të konkludojmë, mbi legjitimitetin e personit që do duhet të përfaqësojë interesat e PD në KQZ.

Duke ritheksuar për të gjitë ata që duan të dëgjojnë, vendimmarrja e KQZ do të jetë strikt bazuar në kodin zgjedhor. Mbetet e padiskutueshme c’kam thënë, vendimmarrja do të jetë sipas ligjit, do jetë e thjeshtë nuk kam asnjë problem, droje apo siklet për të marrë këtë vendim” u shpreh Celibashi.