Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak më para në Gjykatën e Podgoricës. Sipas, Sergjan Koraq nga Policia Kriminale, 39-vjeçari nga Podgorica vdiq pasi aktivizoi mjetin shpërthyes.

“Ka shumë të ngjarë që ai të ketë aktivizuar mjetin shpërthyes me fuqi të shkatërruese kur ka hyrë në ndërtesën e Gjykatës Themelore”, tha Koraq.

Sipas policisë, 5 persona janë lënduar dhe ndodhen të shtruar në spital.

Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave. /abcnews.al