-Michael Jackson u akuzua për përdhunimin e një djali shtatëvjeçar i njohur në setin e një spoti publicitar. Balerini 36-vjeçar është një nga protagonistët e filmit të ardhshëm rreth mbretit të popit, ku tregohet historia e tij-

Nga: Roberta Damiata

Wade Robson është një koreograf 36 vjeçar Australian i cili filloi të performonte si balerin në moshën pesë vjeçare.

Ai është shumë i famshem dhe i njohur për drejtimin e videove muzikore për shumë artistë, ndër të cilet edhe Britney Spears.

Wade afirmon se është molestuar në Neverland ,Ranch-in e Michael Jackson kur ishte vetëm shtatë vjeç. Avokati i tij Vince Finaldi ka treguar se Michael e kishte ftuar atë në ranch-in e tij, pasi e kishte njohur në setin e reklamës së Pepsit, duke i paguar edhe biletën e avionit.Ka shtuar gjithashtu: “Neverland nuk ishte asgjë tjetër veç se një kurth i mire orkestruar”.

I dëgjuar në vitin 2005 gjatë procesit për ngacmim që shikonte këngëtarin si te akuzuar, Wade nuk kishte zbuluar asgjë duke mohuar se ai ishte viktimë e abuzimit nga ana e Michael Jackson. Por  në vitin 2013, ai kishte trajtuar përsëri përpara një gjyqtari, duke treguar se këngëtari kishte abuzuar me të që kur ishte shtatë vjeç e deri kur mbushi katërmbëdhjetë, duke pohuar gjithashtu se Xhekson kishte menaxhuar atje operacionin më të sofistikuar të pedofilisë në botë. Akuza shumë te renda, por te refuzuara nga gjyqtari i cili i mohoi atij kërkesën për kompensim prej më shumë se një milion dollarësh.

Megjithatë, Wade nuk u dorëzua dhe tani është një nga protagonistët e filmit “Leaving Neverland”, i cila do të shfaqet në Festivalin e Sundance dhe do të tregojë në hollësi se si Michael Jackson ka kryer abuzimet e tij.

Filmi eshte drejtuar dhe prodhuar nga Dan Reed, i cili në një deklaratë ka dëshiruar të tregoje afërsinë e tij dhe vërtetësinë e historisë se treguar : “U desh një guxim i madh për të treguar këtë histori dhe nuk kam dyshim për vërtetësinë e tij. Nëse ka ndonjë gjë që kam mësuar gjatë xhirimeve, është se abuzimi seksual është i vështirë për t’u kuptuar, por zërat e atyre që e kanë përjetuar duhet të dëgjohen “.

Të shohim se si do të pritet filmi, edhe pse kujtojmë se Michael u lirua nga akuza e ngacmimit në 2005, gjë që nuk kishte te bënte me Robinson, i cili në atë kohë kishte dëshmuar edhe  se kishte fjetur disa net në dhomën e Xheksonit dhe nuk ishte prekur kurrë nga këngëtari.

VERITAS.COM.AL