Aeroporti Nene Tereza i Rinasit, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë udhëtarët që kanë planifikuar të përdorin linjat ajrore, për të shkuar në destinacionet e dëshiruara prej tyre.

 Përmes një njoftimi, bëhet me dije se pasagjerët duhet të paraqiten në aeroport, 3 orë përpara udhëtimit, për shkak të fluksit të shtuar.

Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme për pasagjerët, në mënyrë që të organizohen përpara fluturimit, qoftë për parkimin e automjetit, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive drejt të cilave do të udhëtohet.

Njoftim nga TIA

Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport.

Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare –  sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave –  sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni –  sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit.

Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.

Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin,

Tirana International Airport.