Ende nuk dihet se cila do të jetë tema e bisedës së zonjës Topalli në konferencën për media që ka njoftuar stafi i saj.

Por gjithë parashikimet shkojnë në situatën e krijuar brenda PD pas humbjes katastrofike në zgjedhje dhe pas tentativave për rrënimin e PD duke shkelur statutin dhe parimet e saj.

Zonja Topalli, ish nënkryetare e PD dhe ish kryetare e Kuvendit për dy legjislatura në Kuvend, bashkë me disa nga personalitetet e tjerë të PD u la jashtë listave për deputetë. Ajo reagoi ndaj kësaj sjelljeje në PD dhe kërkoi “shkarkimin  menjëhershëm” të kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Parashikimi i zonjës Topalli se ‘me atë listë të bërë natën’ nga Basha personalisht, PD do të humbte thellë, doli i vërtetë.

Jozefina topalli, me qindra aktivistë, ish deputetë, anëtarë të forumeve të PD, të rinj, themelues të PD, ka bërë thirrje publike për largimin e kryetarit Basha nga PD.

Parashikohet që në fokus të konferencës së saj për shtyp të jetë pikërisht kjo temë.

Veritas.com.al/