Një makinë, gjatë ecjes, në Qafën e Buallit, mes Dibrës dhe Matit, është përfshirë në flakë appritur.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar shoferi i automjetit ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë pasi është djegur në 70% të trupit sipas mjekëve.
Infrmacioni në sallën operative të Policisë ka mbërritur rreth orës 21.00.
Pas njoftimit, menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe shërbimi i zjarrfikëses në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar një automjet tip “Ford Foxus “, me targa AA 779 AJduke u djegur plotësisht.
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit dyshohet shtetasi Sh.Ç, i cili si pasojë e flakëve të rëna ka marrë plagë të rënda, ku pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës është transportuar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Veritas.com.al/