Zbulimi i tmerrshëm u bë nga ushtria e angazhuar për dezinfektimin e disa azileve të pleqve. Në Spanjë situata shëndetësore është gjithnjë e më e rëndë
Gabriele Laganà – 25/03/2020 –
Spanja është një nga vendet në botë më e prekur nga koronavirusi. Epidemia është përhapur më shpejt dhe më gjerësisht sesa ka ndodhur në Itali, duke prekur edhe zona që deri para disa ditësh nuk kishin regjistruar raste të infektimit.
Bilanci i fundit i azhornuar mbrëmë ishte 40 mijë persona të prekur nga infeksioni, prej të cilëve 6,584 në 24 orët e fundit, ndërsa 514 viktima të tjera ishin regjistruar në të njëjtën periudhë. Numri i përgjithshëm i atyre që humbën jetën për shkak të koronavirusit është afro 2,700 njerëz. Por ka edhe një numër tjetër që nuk na lë të qetë.Deri më tani, 5,400 punonjës të shëndetësisë janë të infektuar, 13.6% të rasteve totale.
Sistemi spitalor spanjoll, për shkak të numrit shumë të lartë të pacientëve në spital, është në vështirësi të mëdha. Po kështu, agjensitë e varrimit janë gjithashtu afër kolapsit, veçanërisht në Madrid. Në kryeqytet, pamundësia e respektimit të afateve ligjore për varrosjen e të vdekurve me vendosjen e një morgu të përkohshëm në një shesh patinazhi olimpik prej 1,800 metrash katror është shtyre. Firmat kanë pak pajisje mbrojtëse, mjete të domosdoshme për të siguruar që funeralet te mos bëhen burime të reja të infeksionit.
Gjithashtu në Madrid, dy hotele janë shndërruar në spitale, por, duke marrë parasysh një rritje të rasteve, janë duke u bërë plane për të shndërruar pesë hotele të tjera në spitale. Shoqata lokale e hoteleve ka në dispozicion 40 hotele për të mbështetur profesionistët e kujdesit shëndetësor. Një spital fushor u krijua gjithashtu në panairin Ifema, i cili së fundi ishte prites i konferencës klimatike të Kombeve Cop25 të Kombeve te Bashkuara.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ushtria spanjolle e angazhuar për dezinfektimin e disa azileve të pleqve u gjend para skenave që ishin pak të thuash të tmerrshme. Ushtarët gjetën të moshuarit e strukturave që jetonin të braktisur, midis kufomave të njerëzve që ndoshta kishin vdekur nga koronavirusi dhe të lënë në shtretërit e tyre. Lajmi u bë publik nga Ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, e cila megjithatë nuk dha indikacione në lidhje me vendet ku u zbuluan kufomat.
Në një intervistë per Telecinco, ministrja tha se qeveria do të jete “e papërkulur në kontrollin se si kujdesen për të moshuarit” në shtëpitë e pleqve. Prokuroria menjëherë hapi një hetim për të hedhur dritë mbi këtë aferë dramatike. Më e keqja për Spanjën ende duhet të vijë. “Kjo është java e vështirë”, ka deklaruar kreu i qendrës së emergjencës shëndetësore, Fernando Simon.