Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar sekuestrimin e 360 metra katrorë tokë që ishte ‘legalizuar’ si pronë në katër parcela të ndryshme. Prona ka kaluar nga shteti te privatët- sipas dokumenteve të paqartë.

Toka është ranishte ose pyll, që sipas ligjit as mund të shitet dhe as mund të legalizohet. Por sipas dokumenteve që disponon Prokuroria, toka është shitur duke ndryshuar zërin kadastral nga ‘tokë pa fryt’ ose ‘pyll’ në ‘tokë bujqësore.

I bie që me anë të falsifikimit të dokumenteve të jetë përvetësuar dhe shitur toka ranishte e plazhit të Spillesë ode edhe kurora e pyllit që rrethon zonën e plazhit.

Çfarë bie në sy, sipas dokumenteve, sipërfaqja e tokës është tjetërsuar ose shitur për persona të dytë e të tretë, duke fshehur edhe origjinën e tokës.

Gjithë vepra për tjetërsimin e pronës dhe shitjen e tokës, është kryer pas vitit 2000.

Prokuroria ka vendosur masën e ‘sekuestros preventive’ për sipërfaqen 360 mijë metra katrorë tokë ranishte dhe pyje.

Veritas.com.al/