(FOTO: Pamje nga ndërtime private në plazhin e Tales)/

Mbrëmë, gjatë natës, një bar- restaurant në bregdetin e Tales- Lezhë, është shkrumbuar nga flakët. Deri tani nuk dihen shkaqet pse ra zjarri në këtë lokal.

Dyshimi i parë që ka rënë mbi këtë akt ka lidhje me pronësinë e lokalit; pronar i tij është Agustin Luli, ish- kryetar i Degës së Partisë demokratike për zonën eTales.

Vetë Agustin Luli tha se akti i zjarrvënies është “e qëllimshme” dhe se ka “prapavijë politike”. Ai e  lidhi aktin e rëndë me faktin se tani ndodhemi afër fushatës elektorale dhe se militantët e partive kundërshtare mund të kenë vënë zjarrin.

/Veritas.com.al/