Të dy vetëvrasjet kanë ndodhur në fshatin Fllakë të Durrësit brenda 24 orëve.

Dy njerëz të dëshpëruar në ekstrem kanë vendosur t’i japin fund jetës. Njëra është grua në moshën 46 vjeç, me iniciale të emrit F.C. ; ndërsa i dyti është një i ri 26 vjeçar në moshën 26 vjeç, D.D.

Gruaja është vetëvarur në ambientet e shtëpisë, ndërsa i ri ka përdorur helme për t’i dhënë fund jetës. Në të dy raste, Policia përshkruan “gjendje të rënduar… psikologjike”.

Akoma nuk ka përfundime  të duhura e të detajuara pse ndodhin këto. Megjithëse mund të mos pritet që laboratorët shkencorë të Policisë së Shtetit të kryejnë studime të pavarura. Vetëvrasjet e ngarkojnë me përgjegjësi shtetin, prandaj mund të mos ketë detaje pse ndodhin vetëvrasje kaq të shpeshta.

 

/Veritas.com.al/