Ish kryeministri Berisha thotë se në aparatin e telefonit të pilotit italian, Guido Andrea Guidi që kishte ardhur në Shqipëri me një avion “Piper” për ta mbushur me marijuanë,  janë gjetur numra telefoni zyrtarësh të lartë. Këta zyrtarë, sipas Berishës, janë njerëz të rrethi të ngushtë të ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama.

Deklarata e plotë e Berishës:

Piloti trafikant dhe aerodromi “Saje qorri” nxjerrin cullak Edvinin dhe Tahirin!

Porositesit e droges jane njerezit e tyre.

Te dashur miq, Rama dhe Tahiri  fshehën per mbi 5 ore ngecjen e avionit te drogës ne Ishëm dhe aerodromin e ri te trafikut te drogës, te cilin qytetaret dixhital e kane pagëzuar si aerodromi “Saje Qorri”. Ata besonin  se mund te fusnin ne thes jo vetëm aeroplanin por dhe aerodromin dhe se do ta kalonin pa u marre vesh nga media dhe publiku!

Mirepo avionin dhe aerodromin nuk ka thes qe i zë, madje as thaset virtual te Nastradinit!

Oficere te ndershem nga komisariati i Durresit njoftuan ish ministrin e brendshem Flamur Noka, dhe ai, nga parlamenti informoi shqiptaret per ngjarjen!

Pas këtij denoncimi Rama dhe Tahiri ne parlament sikur te ishin avoketer te Guido Guidit deklaronin ne mënyrë te përsëritur se piloti ishte nisur nga Bari per ne Itali te Veriut dhe se ai thjesht kishte ngatërruar rrugën.

Burime nga policia njoftojne se nje deklarate te tille nuk e kishte kishte bere asnjëherë piloti trafikant Guido Guidi.

Por kjo ishte deklarata qe atij do ti Imponohej për te bere ne prokurori, ne menyre qe ai te fshihte te vërtetën dhe te kthehej ne Itali si një turist qe thjesht ngatërroi rrugën.

Mirepo Guido, para fytyrës se Rames dhe Tahirit zgjodhi interesin e tij. Refuzoi te beje ne hetuesi deklaratën  qe Rama dhe Tahiri bene ne parlament, pasi e dinte se fshehja e krimit rendonte ndëshkimin e tij dhe se narko – aeroporti dhe narko – avioni nuk mund te fshiheshin, ndaj dhe pranoi misionin e tij kriminal duke nxjerre keshtu cullak avoketerit e tij me pushtet ministri dhe kryeministri dhe premtoi bashkëpunim te plote me drejtësinë.

 

Ne telefonin e tij, si rastësisht, sipas nje burimi policor jane gjetur numra zyrtaresh te larte e shume te larte kanabis te qeverise! sb