Ndërsa Donald Trump, kandidati për Shtëpinë e Bardhë, qënka mburrur në një bisedë private se mund të ketë në dorë gruan që do, pasi “gratë i duan yjet” televiziv, komentatori i televizionit francez ka shkuar ku e ku më larg. Ai ka puthur gjoksin e një gruaje para teleshikuesve, në ekranin televiziv, Live.
Jean-Michel Maire, komentator televiziv, edhe pse u refuzua nga një grua e re në ekran, ai përsëri nuk i rezistoi kërkesës që ta puthë në gjoks. Programi bënte fjalë mbi ngjarjen në Paris me Kim Kardashian ku i vodhën unazën e kushtueshme dhe bizhutë; por gazetari nuk u përmbajt dhe në vend të programit puthi gruan në gjoks.
Ky është i fundit në serinë e skandaleve në Francë që të marra së bashku po gjejnë një reagim të ashpër ndaj asaj që po e quajnë “joshje a la francaise” – një tolerancë tradicionale për oportunizmin seksual të meshkujve, veçanërisht nga kjo kategori që kanë pozicione pushteti.
Gruaja 21 vjeçare, balerinë, që quhet Soraya, i tha revistës L’Express se ishte shokuar nga veprimi i zotit Maire- “Unw jam krijesë njerëzore, jo thjesht një objekt”- tha ajo.
Ja edhe reagimet e mënjëhershme në median sociale:
Cecline Duflot:
“A mund të zemërohemi me Trump, por të tolerojmë këtë? Kjo grua, qartësisht tha “jo”. Dhe ai nuk e përmbajti veten ndaj saj… Kjo duhet të ndryshojë”.
laurence rossignol:
“Qoftë edhe si pjesë e një programi zbavitës, kur një grua thotë “jo”, kjo do të thotë “jo”. Jam e alarmuar rreth vendosjes së rregullave ndaj ngacmimitseksual”.
(BBC- Veritas.com.al)
https://www.youtube.com/watch?v=qlD2hjl93kg