Nga: Breitbart News

Banorët në Wuhan, ku ka origjinën pandemia e koronavirusit, kanë dëgjuar ulërima që vinin nga furrat e qendrave funeraleve, dhe disa të trajtuar në spitale thonë se ata kanë parë punëtorë që i fusnin pacientë të gjallë duke i futur nëpër thasë- raportoi të Martën  Radio Free Asia (RFA).

RFA ka theksuar se si e pavarur nuk mund të verifikojë se Partia Komuniste e Kinës ka djegur të gjallë pacientët e koronavirusit, as nëse Partia  Komuniste e Kinës ka konfirmuar apo ka mohuar djegien e pacientëve me koronavirus.

Akoma përsëriten thëniet se në spitalet e Ëuhani të mbipopulluara nga pacientë më koronavirus, stafi mjekësor zgjodhi më mirë që më të moshuarit të hidheshin në furra edhe pse ende të gjallë dhe të ndërgjegjshëm.

RFA citoi një burim “të afërt me industrinë e funeraleve” të identifikuar vetëm si ‘Ma’ i cili tha se kishte dëgjuar raportime se si “njerëzit pengoheshin ose shtynin thasë me trupa kur ata ishin akoma duke lëvizur.

“Disa thonë se ka videoklipe nga shtëpitë e funeraleve, nga brenda furrave të djegies… të cilët tregojnë se ishin tërhequr në shtëpitë e funeraleve ndërsa ishin akoma të gjallë”, shtoi Ma.

Ai gjithashtu shtoi se ekziston dëshmia përmes videos nga një grua  e moshuar që ishte trajtuar në një spital në Wuhan, e prezumuar si me koronavirus

“Gruaja e moshuar po thoshte se ata hodhën një djalë në… thesin me trupin e tij e hodhën teksa ai ishte akoma i gjallë, dhe e dogjën në krematorium sepse nuk kishte mënyrë tjetër për të shpëtuar”, tha Ma për RFA

Video e gruas së moshuar që fliste para kamerave nisi të qarkullojë në media sociale që në muajin shkurt, ku tha se është dëshmitare se si një pacient pranë saj në spitalin e Wuhanit, e hodhën në thesin e trupave teksa ishte akoma gjallë.

“Nuk ka vdekur, këmbët dhe krahët e tij lëvizin akoma”, tha gruaja. Ata e mbështollën në një thes plastik dhe e mbyllën brenda.

Sipas New Tang Dynasty, një televizion i afërt me Lëvizjen Kineze të Persekutuar Falun Gong, gruaja fliste acentin e Wuhan, gjë që do të thotë se ishte prej kësaj zone të Kinës.

VERITAS.COM.AL/