Liderët nacionalistë të Korsikës në Francë po demonstrojnë krahas unionistëve dhe studentëve në prag të vizitës javën e ardhshme të presidentit Francez, Emmanuel Macron.

Liderët e zgjedhur kohët e fundit në ishullin mesdhetar shpresojnë që marshimi i të Shtunës do të çojë në bisedime të reja me qeverinë Franceze rreth kërkesave ku përfshihen statusi për gjuhën korsikane  dhe lirimi i të burgosurve korsikan që mbahen në burgjet e kontinentit.

Në Dhjetor, nacionalistët korsikan anuluan zgjedhjet për asamblenë rajonale, duke u përplasur me lëvizjen centriste të Macron dhe me partitë e tjera tradicionale. Nacionalistët duan më shumë autonomi nga Parisi, por pak më ndryshe se në Catalonia, ku kërkohet pavarësi e plotë. Në Korsikë akoma nuk kërkohet kjo, por autonomi më e gjerë.

Ata gjithashtu kërkojnë mbrojtje për blerjen e pasurisë së paluajtshme lokale që në Francë quhet “Ishulli i Bukurisë” që ka marrë famë nga vendlindja e Napoleonit.

Veritas.com.al