(FOTO: Pamje nga vendi i ngjarjes tragjike në Torino dhe nëna që humbi jetën)/
Një nënë në depresion, me origjinë shqiptare, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte në Torino të Italisë, pasi u bind se burri i saj me origjinë italiane kërkonte divorcin.
Para se të hidhej për t’i dhënë fund jetës së saj, shqiptarja me emër Elida Zero, 34 vjeç, ka qëlluar me thikë djalin e saj 7 vjeç dhe pasi ka menduar se djali ka ndërruar jetë, ajo është hedhur nga kati i tetë i pallatit.
Fatmirësisht djali ka shpëtuar dhe me gjithë plagët e marra ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Joeli 7 vjeç ndodhet i shtruar në spitalin “Reghina Margerita”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Barriera di Milano” në Torino.
Bashkëshorti italian i shqiptares Zero ka deklaruar në polici se gruaja e tij ndodhej në kushtet e depresionit psikologjik.
/Veritas.com.al/