KZAZ numër 27 e vendosur në shkollën “Ibrahim Rugova” në  Kamzë  është sulmuar një ditë më parë nga punonjësit e Policisë Bashkiake, por edhe nga mbështetës të PD-së.

Ata kanë kërkuar largimin e materialeve zgjedhore nga KZAZ, me qëllim sipas tyre, zbatimin e vendimit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve, raporton CNA.

Ndërkaq Policia ka blinduar KZAZ në Kamëz,  por sërish sot, policia bashkiake sëbashku me mbështetës të PD, janë rihedhur në sulm.

Policët bashkiakë, pasi kanë kaluar portën kryesore të shkollës kanë tentuar të futen në klasa, veprim ky që ka detyruar Policisë të hedhë gaz lotsjellës.

Nënkryetari i Bashkisë Vendim Demaj tha për mediat se sot u rikthyen për të parë nëse janë larguar materialet zgjedhore.

Sipas Demajt, nëse duan që kjo situatë të përfundojë atëherë ministri i Brendshëm të arrestojë Presidentin Meta, por për sa kohë ai është në detyrë dhe ka një dekret, ata nuk do të lejojnë që zgjedhjet të mbahen me 30 qershor.

Veritas.com.al/