Me një dekor të ri ju ndjeheni ku e ku, ndryshe, në shtëpinë tuaj. Por kujdes, sepse sapo të mbaroni gjithë punët, edhe atëherë mund të ziheni në një kurth, diçka nuk do të jetë e përshtatshme dhe atëherë çfarë të bëni. Prandaj kur punoni, me mendjen në vend!
Mos harro ndriçimin
Edhe dhoma më e bukur e më e qëndisur, shëmtohet nga ndriçimi i keq. Ambientet e sotme, natyrisht që kanë disa lloje dritash të shkaktuara nga ekrani i kompjuterit, i televizorit, i telefonit… Por në qoftë se nuk i kushtoni kujdes një ndriçimi natyral, atëherë çdo gjë do tu dukej e ashpër.
Mos harro pikturat
Pikturat i japin shtëpisë një jetë tjetër. Ju me siguri keni koleksionuar piktura për një kohë të gjatë, por do të duhet të mendoheni si t’i vendosni. Duhet t’i vendosni në lartësinë 144 cm, aty të jetë qendra e pikturës. Mos harroni: Jo gozhdën para se të vendosni për pikturën
Mos ndiq trendin verbërisht
Sigurisht, kur arredon shtëpinë është mirë që një sy ta mbash te trendi i vitit ku jemi. Por hap sytë sepse jo çdo trendi që shikon mund t’i shkojë shtëpisë tënde. Quartz i kuq, ose serenity mund të jenë ngjyra e vitit, por kjo nuk do të thotë se duhet të ri- lyesh gjithë shtëpinë me këto ngjyra.
Moda dhe shijet mund të ndryshojnë shpejt, shiko mos shko verbërisht pas tyre.
Mos e tepro me pikturimit dekorative
Shpesh herë mendoni se duhet bërë, por asnjëherë të tepërohet me piktura dhe me shkëlqim
Mos var gjëra që nuk të nevojiten
Ji i ndershëm me veten tënde dhe zgjidh ato gjëra që vërtet i përdor. Të tjerat lëri menjëanë
Mos i rras gjërat te muri
Kjo sjellje jo vetëm që nuk krijon hapësira të këndshme, por nuk krijon edhe atmosferë mirëpritjeje
Mos i injoro nevojat praktike
Me vërtet specie “great” është ajo që shërben mirë për ju. Mos e shkatërro buxhetin duke blerë gjëra për të mbushur vendin.
Mos dizajno pa një plan
Nuk është e nevojshme as e mundur që të disshë ku e ka vendin çdo pjesë në shtëpi. Po para se të dizajnosh bën një plan se çfarë do të bësh.