Kryeministri Britanik Rishi Sunak në një intervistë për rrjetin televiziv BBC është shprehur se marrëveshja e arritur me Shqipërinë për kthimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendit tonë është një sukses.

Sunak u shpreh se kjo marrëveshje me Qeverinë Shqiptare për të luftuar emigracionin e paligjshëm ka sjellë një rënie të shqiptarëve që tentojnë të kalojnë ilegalisht kanalin “La Mansh” me gomone për të kërkuar azil në Britaninë e Madhe.

“Padyshim ajo që besoj unë është se parandalimi për të ndaluar emigracionin e paligjshëm funksionon. Kur u bëra kryeministër e kisha prioritet marrëveshjen me Shqipërine e cila tani më është në funksion. Kemi kthyer mprapsh në Shqipëri 5000 persona si rezultat I kësaj marrëveshje. Ajo cfare ne kemi pare është se me këtë marrëveshje, numri I emigrantëve të paligjshëm shqiptar që vijnë në Britaninë e Madhe ka rënë me mbi 90% përgjatë vitit të shkuar.”

Statistikat e fundit nga Home Office treguan se pati një rënie me 93% të emigrantëve shqiptar që mbërrinin në mënyrë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar përgjatë vitit 2023 , krahasuar me vitin 2022.

Kryeministrti Britanik Rishi Sunak ka deklaruar se nisma e tij “Stop the Boat”ka dhënë rezultat e duhura dhe se plani i tij për të dërguar emigrantët e paligjshëm drejt Ruandës do të vijojë./