Nesër do të prezantohet Paketa Speciale AntiKÇK. Lajmin e bëri publik kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Tëitter.

Sipas Ramës kjo paketë ka fuqi special kundër krimit e korrupsionit. Rama bën të ditur se paketa Speciale AntiKÇK është bërë me ndihmën e ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit,mafias e krimit të organizuar dhe kjo paketë do bëjë të mundur shkatërrimin e foleve të krimit.

Në pritje të  shpalljes së nismës kundër  gjyqtarëve dhe prokurorë, të cilët dyshohet se shfrytëzojnë periudhën tranzitore të Vettingut për të kryer veprimet korruptive dhe  për të dhënë vendime te paligjshme Top Channel zbardh propozimin  kryesor te nismës kundër grupimit që Kryeministri e ka pagëzuar me emrin KCK, “kap ca të kapësh”.

Dy burime te ndryshme i  thanë Top Channel, se nisma synon që  organeve të drejtësisë t’i jepet mundësia të pezullojnë gjyqtarët dhe Prokuroret ende pa u futur në procesin e Vettingut nëse Inspektoriati i Lartë i Deklarimit  të Pasurive dhe Drejtoria e  Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar  jep informacion  për probleme me pasurinë apo pastërtinë e figurës se tyre.

“Problematiket” e drejtësisë përmes kësaj nisme e cila pritet te hyje në fuqi përmes një akti normativ do të qëndrojnë  të  pezulluar deri në përfundim të hetimit, nëse rezultojnë  të pastër atëherë ata vijojnë aktivitetin  e tyre  në të kundër  jo vetëm përjashtohen por pritet të kalojnë për ndjekje penale. Një pjesë e rëndësishme e paketës do të jetë edhe ajo kushtuar krimit të organizuar.

Pjesë e paketës do të jetë edhe hetimi dhe verifikimi i gjithë pasurisë të personave që janë dënuar më parë për krim të organizuar apo trafiqe.

Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafias dhe krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit.  Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë dhe ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri, se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres dhe drejtësi

Ilir Meta zgjodhi ti përgjigjet  Edi Ramës përmes zëdhënësit, i cili tha se  kryeministri ka vetëm një partner strategjik: XIBRAKËN dhe Kolumbinë”.

Veritas.com.al