Ministria e Arsimit ka publikuar vendimin për mbylljen e shkollave të të gjitha niveleve para- universitare për shkak të motit me shira, erë dhe rrezikun  përmbytjeve.

Ministria e argumenton vendimin e saj duke u mbështetur në itë dhënat meteorologjike se data 1 dhjetor do të jetë veçanërisht me mot të keq; si dhe në disa informacione që ka marrë nga drejtoritë Arsimore në rrethe mbi vështirësitë (ose pamundësinë) për zhvillimin e procesit mësimor, nesër, 1 Dhjetor.

Sipas Ministrisë, dita e humbur e mësimit do të zëvendësohet një herë tjetër.

Veritas.com.al/