Është neutralizuar zjarri që përfshiu tre banesat në Pogradec. Nga zjarri u dogjën banesat e tre familjeve, ndërsa u dogjën pjesërisht edhe dy banesa që ndodheshin afër. Zjarri u përhap në përmasa të frikshme për shkak se ishte i favorizuar edhe nga era.

Shefi i zjarrfikësve në Pogradec tha për ABC News se është bërë izolimi total i vatrës së zjarrit. Ndërsa sqaroi se të tria banesat e përfshira nga flakët kanë qenë në një çati.

Fillimisht zjarri ka përfshirë hyrjen e mesit dhe më pas dy hyrjet anësore.

“U shqetësuan të gjithë, se kishte edhe fëmijë të vegjël brenda. Janë tre familje. Pati edhe shumë erë dhe u përhap menjëherë”, ka thënë një banor.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *