Nga: JOEL B. POLLAK

New England Journal of Medicine raportoi të martën se koronavirusi mund të mbijetojë për 72 orë mbi metalet dhe plastikën, që mund të jetë një nga faktorët që ka shkaktuar “përhapjen në komunitet” midis njerëzve që nuk kanë udhëtuar.

Shkencëtarët testuan qëndrueshmërinë e virusit mbi sipërfaqe të ndryshme, dhe arritën në përfundimin se koronavirusi ka jetëgjatësi të ngjashme me virusin Sindroma e Rende Akute e Rrugeve Respiratore (SARS) që shkaktoi një përhapje më të vogël pesëmbëdhjetë vjet më parë:

Të dhënat tona konsistonin te 10 kushte eksperimentale që përfshinin dy viruse (SARS-CoV-2 dhe SARS-CoV-1) në pesë kushte mjedisore (aerosole, plastikë, çelik inox, bakër dhe karton). Të gjitha matjet eksperimentale u raportuan si mjete mbi tre përsëritje.

SARS-CoV-2 [koronavirusi] mbeti vital në aerosolet gjatë gjithë kohëzgjatjes së eksperimentit tonë (3 orë)…

SARS-CoV-2 ishte më i qëndrueshëm mbi plastikën dhe çelikun inox sesa në bakër dhe karton, dhe virusi vital u zbulua deri në 72 orë pas aplikimit në këto sipërfaqe, megjithëse titra e virusit u reduktua shumë (nga 103.7 në 100.6 TCID50  për mililitër të mesëm pas 72 orësh mbi plastikë dhe nga 103.7 ne 100.6 TCID50  për mililitër pas 48 orësh në çelik inox).

Një artikull i hershëm i Journal vuri në dukje se SARS kishte një vdekshmëri më të lartë sesa koronavirusi. Pavaresisht, autorëve te shënimit të artikullit të ri, koronavirusi është zbuluar se ka një “ngarkesë virale” shumë më të lartë, që do të thotë se përsëritet më shpejt, dhe e bën këtë para fillimit të simptomave, do të thotë që një person mund ta përhapë atë përpara se të dijë se është i sëmurë .

Ekspertët aktualisht janë të shqetësuar se nëse virusi nuk kontrollohet, ai mund të vrasë miliona njerëz dhe të mposhte sistemet spitalore – edhe nëse vetëm vret një pjesë të vogël të atyre të infektuar – sepse është aq e lehtë për tu përhapur.

VERITAS.COM.AL