Për 472 shërbime publike nga 1 janari do të mund të aplikohet vetëm online. Edi Rama e cilëson si revolucion digitalizimin e tyre, por më së shumti një fitore të qytetarëve në luftën e gjatë të sorollatjes sportel më sportel.

Në zyrat e Agjensisë Kombëtar të Shoqërisë se informacionit, prej disa javësh po trajnohen punonjësit e administratës.

Digjitalizimi i 472 shërbimeve është vetëm faza e parë. Deri në fund të vitit numri i aplikimeve dhe shërbimeve që do të merren online do të jetë 1261 nga 1384 të tillë.

Veritas.com.al/