Njëqind e njëzet gjyqtarë do t’i nënshtrohen vlerësimit etik dhe profesional gjatë vitit 2020, pavarësisht përballjes ose jo me Vettingun. Pjesë e listës së miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor janë gjyqtarë të gjykatave të posaçme që do të gjykojnë dosjes e SPAK, gjyqtarë të gjykatave administrative si dhe të gjykatave të tjera në Tiranë dhe rrethe të të gjitha niveleve, raporton ‘Java News’.
Magjistratët do të vlerësohen për periudhën 2017-2019, me kushtin që deri në datën 1 Janar 2017 kanë jo më pak se 3 vjet dhe jo më shumë se 15 vjet përvojë profesionale, në bazë të nenit 84 të ligjit për statusin e magjistratëve.
Pjesë e listës rezulton gjyqtarja e Apelit Fatmira Hajdari, ish-bashkëshortja e Azem Hajdarit si dhe gjyqtari Lazër Sallaku, i cili mbylli disa ditë më parë dosjen e Lulzim Bashës për lotimin rus si dhe dosjen CEZ.
Do t’i nënshtrohet vlerësimit gjatë 2020 edhe gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha, një emër i lakuar në drejtësi, për shkak se u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.
Pjesë e listës janë gjithashtu gjyqtarë që aktualisht janë shkarkuar nga shkalla e parë e Vetingut, por nuk ka një vendim të formës së prerë nga Kolegji për ta. Do të vlerësohen edhe gjyqtarë të kallëzuar për fshehje pasurie si dhe të lakuar për vendime skandaloze.
Ndërkaq, është përjashtuar nga kjo listë kryetari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, pasi gjatë periudhës së vlerësimit, nuk ka qenë subjekt i vlerësimit etik dhe profesional. Nuk janë përfshirë as kryetarët e gjykatave, sepse aktualisht pjesa me e madhe e gjykatave drejtohen nga zëvendëskryetarët.
Vlerësimi bazohet tek dosjet e gjykuara të përzgjedhura me short, të dhënat statistikore, mendimi i kryetarit, ankesat, masat disiplinore, trajnimet, raportet e ILDKPKI etj. Në fund gjyqtari vlerësohet si këtyre niveleve: “Shkëlqyeshëm”, “Shumë mirë”, “Mirë”, “Mjaftueshëm” dhe “I pamjaftueshëm”. Vlerësimi i “i pamjaftueshëm” jepet kur gjyqtari vlerësohet “i pamjaftueshëm” për të paktën në 3 kritere nga katër të tillë: aftësitë profesionale, aftësitë organizative, etika dhe angazhimi profesional.
Për këtë detyrë, KLGJ ka ngritur Komisionin e e Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale, i cili përbëhet nga Brikena Ukperaj (Lubonja), Brunilda Kadi, Erjon Muharremaj Fatmira Luli (anëtare zëvendësuese) dhe Medi Bici (anëtar zëvendësues).
Sipas ligjit, magjistrati vlerësohet një herë në tre vjet, gjatë pesëmbëdhjetë viteve të para të përvojës profesionale. Magjistrati vlerësohet një herë në pesë vjet, pas 15 viteve të para të përvojës profesionale si magjistrat, shkruan “shqiptarja.com”.
Lista me gjyqtarët që do të vlerësohen gjatë vitit 2020
Fatmira Hajdari
Lazër Sallaku
Bib Ndreca
Dhimitër Lara
Margarita Buhali
Klodiana Mema
Saida Dollani
Manjola Xhaxho
Nertina Kosova
Eriol Roshi
Ornela Naqellari
Albana Boksi
Esmeralda Çeka
Rexhep Bekteshi
Sokol Binaj
Gentian Medja
Enton Dhimitri
Emona Muçi
Adelajda Gjuzi
Diamela Goxha
Lutfije Celami
Matilda Llangozi
Rudina Palloj
Edvan Velçani
Gilda Llambraj
Mimoza Margjeka
Petraq Çurri
Enkelejda Kapedani
Arta Burda
Ejona Lazellari
Igerta Bengu
Marsela Dervishi
Matilda Shalla
Olkeda Liçe
Taulant Banushi
Arben Dosti
Ariola Kristo
Flojera Davidhi
Genti Dokollari
Sonjela Voskopi
Alma Kolgjoka
Engjëllushe Tahiri
Enkelejda Hoxha
Alma Ahmeti Zhupa
Aurel Arapi
Artan Hajredinaj
Elsa Ulliri
Ornela Naqellari
Esmeralda Çeka
Zeta Terpollari
Dritan Hasani
Rezarta Aliu Paja
Emona Muçi
Luljeta Topalli
Enkeleda Doda
Sokol Pina
Andri Ymeri
Arbër Çela
Irida Kaçerja
Luveda Dardha
Sokol Shehu
Alma Kodraliu
Anila Karanxha
Antonela Prendi
Arjan Aliaj
Ahmet Metaliaj
Erjon Bani
Ervin Pollozhani
Gerd Hoxha
Irena Plaku
Irena Hoxha
Juljan Haxhiu
Klorinda Çela
Kastriot Gramshi
Marinela Nuni
Manjola Xhaxho
Migena Laska
Neritan Cena
Tereza Merkaj Lani
Vjosa Zaimi Çela
Sokol Pasho
Erjon Çela
Sami Ujkashi
Arbana Selmanaj
Atalanta Zeqiraj
Elona Mihali
Ervin Trashi
Laurent Fuçia
Skënder Haluca
Vjola Canaj
Daniela Shirka
Marsela Balili
Klodiana Mema
Elidon Papazisi
Ramiz Lala
Sokol Ibi