Nga: Lulzim Basha*

Faleminderit të gjitha partitë politike që u bashkuan me mua, pas thirrjes së bërë.

Nga tryeza kemi dalë me një vendim të përbashkët dhe qëndrim të përbashkët që sapo është shpërndarë. Është marrë vendimi për krijimi i një fronti opozitar kundër krimit.

Pjesë e këtij fronti janë bërë të gjitha partitë që ishin në tryezë dhe ftesa qëndron për cdo parti dhe faktor shoqëror, intelektualë, botë akademike, përfaqësues të medias, sepse Shqipëria ndodhet para një gremine të vërtetë.

Si ndihet dikush që ka denoncuar për 4 vite lidhjet e Ramës me krimit kur këto faktohen? Këtë pyetje nuk ia bëj vetes sime për dhjetëra policëve të ndershëm të policisë, gazetarëve kurajozë, përfaqësuesve të tjerë të ndershëm që në krah të PD-së dhe opozitës kanë bërë betejën kryesore luftën për shembjen e kupolës politike mafioze të drejtuar nga Rama.

Sot shqiptarët kanë provat kryesore të kësaj marrëdhënieje së përfituesit e qindra miliona eurove të drogës janë përfituar nga Rama dhe përdorur për tjetërsimin e zgjedhjeve.

Pyetja është se çfarë do të bëjmë më tej a mund të vazhdohet më kështu?

A mund ti besohet kësaj kupole mafioze kriminale në pushtet jeta dhe siguria?

A mund të ketë besim se është ky kryeministër që do respektojë reformën në drejtësi?

A mund të ketë zgjedhje të ndershme për këtë mazhorancë?

Përgjigja për çdo shqiptar është kjo: kjo është koha që të marrim bashkë me shqiptarët vendime të mëdha jo për fatin e PD-së apo partive të tjera po për fatin e çdo shqiptari.

Fronti i bashkuar opozitar kërkon largimin e nga kryeministër i Edi Ramës si përfituesi i drejtpërdrejtë i lidhjeve mafioze me narkotrafikantët dhe trafikantët e armëve.

Fronti kërkon një qeveri antimafia dhe reformë zgjedhje për ti kthyer legjitimitetin qeverisjes

Këto janë tre vendimet e sotme të tryezës që pata nderin ta thërras mbrëmjen e kaluar dhe mbi këtë bazë do të vendosim agjendën dhe kalendarin e veprimeve.

*Fjala e kryetarit të PD, Basha në mbledhjen e ‘fronit opozitar’.

Veritas.com.al/