Nga java tjetër maska e detyrueshme në çdo ambient. Këtë e bëri me dije Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm në një deklaratë për shtyp me ministren e shëndetësisë. Kjo masë parandaluese ndaj koronavirusit do të hyjë në fuqi duke filluar nga java e ardhshme.

 Më tej, Kryeministri njoftoi se ditën e mërkurë  do të publikohen masat ndëshkimore që do të hyjnë në  fuqi nga dita e enjte.

“Ditën e mërkurë do të publikojmë masën dhe masat ndëshkimore dhe nga dita e enjte të gjithë me maskë sapo nxjerrin veten nga shtëpia, kudo, kudo. Gjobat do të zbatohen në kohë reale, nuk do ketë asnjë mundësi për t’ju shmangur gjobave, do t’i zbatojmë me OSHEE”, u shpreh Rama.

“Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë, restoranteve, barit ku je ulur. Gjoba do të vendoset tek fatura e dritave dhe nuk do të mund t’a anashkalojë dot askush”, u shpreh Kryeministri.

VERITAS.COM.AL/