“Gjendje e pakthyeshme”. Gjendja e Sergio Marchionne është e qëndrueshme por e rende. Sipas burimeve të paautorizuara nga spitali në Zvicër ku është shtruar, menaxheri nuk do ta marre veten.

Marchionne, një talent i rrallë në fushën e menaxhimit,  ka qenë president i CNH Industrial, kryetar dhe CEO i Fiat Chrysler Automobiles, president dhe CEO i Ferrari dhe gjithashtu president i Maseratit. Ai është kreu i SGS me bazë në Zvicër dhe ka qenë zëvendës- president i i Bordit të grupit banka UBS nga viti 2008 deri në 2010.

Në fund të qershorit ai iu nënshtrua një operacioni, por gjatë periudhës pas operacionit u shfaqen komplikime që kompromentuan situatën që u përkeqësua gjatë orëve të fundit.

Marchionne gjendet në një klinikë të Zyrihut, Universitätsspital. Prane tij ndodhen dy djemtë Alessio Giacomo dhe Jonathan Tyler dhe partnerja e tij Manuela Battezzato, qe punon në komunikimin e FCA.

Sipas asaj qe sjell Dagospia, Marchionne ka kancer në mushkëri. Dhe sipas Paolo Madron të Lettera 43, siç shkruan në Twitter: “Janë gjëra që  kurrë nuk do të dëshiroja të thoja, por që detyra e kronikes për fat të keq na imponon: Marchionne është në koma të thellë”.

Veritas.com.al/