Nga: Veritas.com.al

Nuk ka rëndësi se në cilin krah politik ndodhen këta deputetë që kanë rrethuar Edurim Teqjan, i shpallur në kërkim për vrasjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj. Lë të jenë ngado, por kur deputetët betohen se përfaqësojnë ligjin, të drejtën dhe popullin, këta nuk mund të kryejnë krimin që realisht po ndodh: Deputetët mbajnë mes tyre, dmth., strehojnë autorin e krimit, i shpallur në kërkim për krimin.

Krimi është nga më të rëndët që mund të ketë ndodhur ose që mund ta fantazojë letërsia dhe arti. Edurim Teqja ishte drejtor i kompanisë së grumbullimit të mbetjeve në landfillin e Tiranës, ai pranoi në punë një adloeshënt si Arditi, ai nuk krijoji kushte sigurie, në domenet e tij Arditi dha jetën i shtypur nga një ekskavator i ndërmarrjes së Edurimit dhe shefat e kompanisë së tij (ndoshta vetë Edurimi) dhe urdhër që trupin pa jetë të 17 vjeçarit ta mbulojnë me plehra, që krimi të mos zbulohet.

Arditi do të mbetej edhe pa varr.

Ja sa i rëndë është krimi.

Organet e Ligjit e kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, por deputetët e Kuvendit e marrin në mbrojtje dhe e venë mes tyre. Këta janë deputetë të krahut Socialist; por kjo nuk ka gjithë rëndësinë e çështjes.

Këta janë përfaqësues të popullit dhe të ligjit. Eduard Paloka i PD, që shpalli faktin dhe foton e Edurimit mes deputetëve të Kuvendit, tha se “policia nuk e arreston Teqjan pasi ai ka mbrojtjen e kryeministrit”.

Më poshtë në deklaratë,  Paloka tha: “Është në dorën e shqiptarëve ta lejojnë këtë padrejtësi mbytëse, apo ta ndalin. Koha nuk pret më. Pika e vlimit po afron”.

Mbetet për të zbuluar çfarë do të bëjë Opozita kundër krimit dhe strehimit të autorëve të krimit në Kuvend.

/Veritas.com.al/