Është e gabuar ta shprehësh vetëvrasjen si një sëmundje mendore. Dëshira për të vdekur lind nga thellësia e shpirtit dhe normalisht zhvillohet mbi rrënjët e dhimbjes, nga vuajtja e shkaktuar nga arsye individuale të vështira për t’u identifikuar.

Kur isha një kronist i ri, kisha një drejtor, Andrea Spada, një monsinjor, i cili më mësoi diçka që nuk e kam harruar kurrë. Kjo: Kurrë mos spekulo në mënyrë gazetareske mbi historinë e një personi që vret veten. Thoshte: më mirë të mos shkruash asgjë për të tilla fakte tragjike sesa të thuash marrëzira bazuar në interpretime sipërfaqësore. Kishte të drejtë prifti plak, dhe kjo është hera e parë që përballem me çështjen  delikate.

I referohem Alberto Rizzolit, vëllait të vogël të Angelo-s (njëri që më bëri vetëm të mira), i cili i dha fund ditëve të tij në tokë të premten. Ai qëlloi veten duke ngjallur habi dhe pyetje të ndryshme në ata që e njihnin dhe e vlerësonin për stilin dhe edukimin. Kur më dhanë lajmin kam mbetur si prej akulli. Dyshues. Por nuk mendoj se ai ishte çmendur. Përkundrazi, mendoj se e ka maturuar vendimin ekstrem pas një reflektimi të gjatë.

Ndoshta kishte zbuluar se kishte një problem serioz shëndetësor dhe, përballë perspektivës së vuajtjes së nje agonie të padurueshme, është prirur për zgjidhjen drastike. Është një hipotezë. Sidoqoftë, përpara një njeriu qe vullnetarisht eliminohet, prekem. Nuk guxoj ta gjykoj, ta kritikoj. E respektoj dhe përpiqem të identifikoj veten në të dhe abstenoj nga keqardhja. I ftoj lexuesit të bëjnë të njëjtën gjë. Ajo që ndodh në kokën tonë është një mister i padepërtueshëm. Të drejtosh gishtin akuzues mbi një vetëvrasje do të thotë vetëm të jesh mizor, i pandjeshëm ndaj arsyeve të të tjerëve që nuk janë kurrë të ngjashme me tonat.

I dashur Alberto,te përshëndes sot siç te salutova një javë më parë në sallën e një restoranti: me dashuri dhe mirënjohje për miqësinë që më ke dhënë. Pusho në paqe dhe kështu qoftë. (nga Vittorio Feltri)

VERITAS.COM.AL/