Makina e krijimit të vendeve të punës është rindezur në Prill, pas një Marsi të dëshpëruar. Listë-pagesat janë rritur me 211,000 vende pune në muaj dhe papunësia ka rënë në 4.4 percent, që është shifra më e ulët që në Maj 2007.

Parashikimi sipas konsensusit të ekonomistëve ishte për rritjene vendeve të punës 185,000 dhe për një rënie të lehtë të papunësisë.

Një matës tolerant i papunësisë, i njohur si U-6, i cili përsfshin njerëz që nuk janë aktiv në kërkim të punëve si dhe njerëz që mund të gjejnë punë part-time, ka frënë në në 8.6 për qind nga 8.9 për qind në Mars- niveli më i ulët që në Nëntor, 2007.

Pagat u rritën shtatë cent në orë që do të thotë 2.7 për qind në vit. Ekonomistët prisnin që rritja e pagave të mbetej e pandryshuar. Rënia në ritmin rritjes së pagave në Mars mund të shpjegohet nga lloji i vendeve të punës që u krijuan në Mars. Ato ishin përqendruar në produktivitet më të ulët, në një fushë me pagesa më të ulëta, me pushime dhe leje shëndetësore që shkuan deri  55,000 pozicione.

Marsi tani duket se ka qenë më i dëshpëruar se sa mendohej. 98, 000 venet e punës të regjistruara ranë deri në 79,000, një numër kaq i ulët që nuk ishte shënuar. Shkurti ishte më ndryshe, nga 219, 000 vende pune u ngjit në 232,000.

/Veritas.com.al/