Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi ditën e sotme se Finlanda do t’i bashkohet zyrtarisht aleancës të martën në 4 prill.
“Kjo është një javë historike. Nesër do të mirëpresim Finlandën si anëtarja e 31-të e NATO-s
Do të ngremë flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s”, tha Stoltenberg.
Ai vuri në dukje se Finlanda do të bëhet një anëtare e plotë e aleancës më 4 prill dhe do të sjellë aftësitë e saj të plota në NATO. Flamuri finlandez do të ngrihet në selinë e NATO-s në një ceremoni nesër në orën 15:30.
Vendimi vjen pasi Turqia u bë anëtari i fundit i NATO-s që miratoi ofertën e Helsinkit për t’u bashkuar me aleancën duke e ratifikuar atë javën e kaluar.