Në rubrikën “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga dita e sotme ka përfunduar procedura për mbylljen e TikTok, duke bërë që platforma të dalë plotësisht jashtë funksionit në Shqipëri.

Shefi i qeverisë po ashtu i këshilloi qytetarët që të mos përdorin VPN për të rifituar aksesin në TikTok, pasi sipas tij u rrezikohen seriozisht të dhënat personale nga hacker-at.

“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët”, tha Rama. (A2 Televizion)

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *