Pesë shtetas kosovarë që po udhëtonin sot në mëngjes nga Tirana në drejtim të Kosovës, janë përfshirë në një aksident të rëndë në aksin rrugor mes Laçit dhe Milotit. Të pesë shtetasit kosovarë u dërguan me urgjencë në spital, por një djalë 19 vjeç ka ndërruar jetë tashme. Ai është Shkodran Hoti; vdekja e tij në një segment rruge afër Shkodrës dhe dashuria e prindërve për këtë qytet shqiptar, duket si të ishte një fatkeqësi e parashënuar.

Bashkudhëtarët e tjerë të tij janë akoma në gjendje të rëndë, kush më shumë e kush më pak.

Më shumë se sa një aksident me makinë, ajo ishte një vrasje. Një banor i zonës, që ngiste një traktor, ka dalë në rrugën automobilistike me mjetin e tij, pa kontrolluar më parë nëse kishte mjet tjetër që lëvizte në rrugë. Ai i ka prerë rrugën mjetit tip Golf ku po udhëtonin pesë shtetasit kosovarë.

/Veritas.com.al/