SPAK ka dërguar për gjykim deputetin demokrat, Qani Xhafa i cili u aksidentua i dehur me makinë në 2023.

Ligjvënësi demokrat akuzohet për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Nga hetimet ka rezultuar se më 11 mars të vitit 2023, Xhafa, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ka shkaktuar aksident teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Deputeti humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me  një shtyll të ndriçimit rrugor duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kohën e aksidentit Qani Xhafa ishte kandidat për deputet dhe në atë kohë dosja u hetua nga gjykata e rrethit.

Por pasi Luciano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar bashkie automatikisht Qani Xhafa u fut ne parlamenti dhe tashmë çështja ndaj tij duhet të gjykohet nga GJKKO.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa, aktualisht Deputet në Kuvendin e Shqipërisë,  duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

I pandehuri Qani Xhafa ushtron funksionin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë prej datës 19 Maj 2023”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *