Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit.

Një grua 50-vjeçare, me inicialet V.M, në lagjen Sheq i madh është gjetur nga bashkëshorti në banesë e vrarë me mjet prerës.

Pas njoftimit në sallën operative nga kunati i viktimës,  policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë.