Vendimi i qeverisë së Kosovës për të bllokuar kalimin e çdo mjeti të transportit më targa serbe nëpërmjet territorit të Kosovës, ka dhënë efektet e edhe në transportin e mallrave të ngarkuar në vendin tonë me destinacion Kosovën apo transit nëpërmjet saj.
Në pikën e kalimit kufitar të Morinës, janë 10 kamionë me traga serbe që nuk lejohen të kalojnë edhe pse një pjesë e tyre i kanë ngarkesat për në Kosovë.

Përveç, shoferë të kamionëve edhe dërguesit dhe pritësit e mallrave apelojnë për një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj situate të cilën e cilësojnë absurd, duke e bërë tregtinë si viktimë të politikës.