Ermal Hoxha, djali i birit të Enver Hoxhës, është kapur në veprën kriminale të trafikimit të drogës dhe përpunuesit të prodhimit të kokainës.
Dosja mbi veprën kriminale, ku Hoxha Jr. ishte kapobandë, është dominuar “Xibraka” për shkak të vendit ku ndodhej fabrika e tij e përpunimit të kokainës.
Sot, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e dënimit me burg për 9 persona të akuzuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. 104 vite burg janë dënuar 9 të pandehurit, mes tyre edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha i cili është dënuar me 10 vite burg.
Masa e dënimit dosjen “Xibraka”
Ilir Hyseni 12 vjet
Ermal Hoxha 10 vjet
Arjan Dalipi 10 vjet
Kelmend Dalipi 11 vjet
Sajmir Batku 13 vjet
Genci Xhixha 13 vjet
Gentjan Gjonaj 11 vjet
Cesar Avila dhe Valter Moreno (2 kolumbiantët) 12 vjet
HETIMI
“Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton e provuar se të pandehurit kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë. Për ekstraktimin e saj, ata kanë ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar.
Prania e kokainës në një sërë lëndësh që ndodheshin të depozituara në enë, shishe qelqi, qese, kontenierë etj, të sekuestruara në magazinë, siç u përshkrua në mënyrë të detajuar më lart, provon plotësisht se në magazinën në Xibrakë ishte ngritur një laborator për ekstraktimin e kokainës nga lënda ku ishte fshehur më parë, me qëllim kalimin me lehtësi të kontrolleve në pikat doganore”.
Veritas.com.al/