“T’ju them shokë, nuk jemi shokë. T’ju them zotërinj, zotërinj nuk jeni!”. Me këto fjalë, Tanush Mulleti, nipi i ish prefektit të Tiranës Qazim Mulletit iu drejtua deputetëve në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Përfaqësues i një shoqate që mbron interesat e ish pronarëve, Tanush Mulleti ishte ftuar në diskutimet e ligjit për pronat.Duke qenë se në 25 vite pluralizëm, kjo çështjë zvarritet, edhe durimi i ish pronarëve ka marrë fund.
“Ky vend është ferri i Shqipërisë, është e mallkuar kjo zyrë”, ka thënë Tanush Mulleti, duke iu referuar kuvendit dhe zyrës së Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
“E filluat me Rusmajlin dhe e mbaruat me Byronë Politike. Turp e faqja e zezë!” i tha Mulleti deputetëve, që ndërkohë merreshin me celularët e tyre gjatë mbledhjes.
20 Nën 2015