PS nis spastrimin, i pari ka ikur sot Haki Mustafa nga OSHEE. Me një udhëzim të kryeministrit Rama shkarkohet ‘tekniku’ Mustafa dhe kthehet ‘në vendin e tij’ Ardian Çela
Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) mori sot vendimin për lirimin e Haki Mustafa nga detyra e administratorit të shoqërisë OSHEE sh.a.
Po me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, Adrian Çela u emërua në detyrën e administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Pritet çmontimi i gjithë ‘zinxhirit’ të shakasë së qeverisë ‘teknike’ Rama- Basha.
Veritas.com.al/