
Një specialist i skuadrës së bombave ka folur pas një eksplozioni në qytetin Gothenburg të Suedisë, vetëm 24 orë pasi një makinë- bombë goditi Stockholm.
Shpërthimi dëmtoi kafazin shkallëve të një blloku apartamentesh pak pas orës 10 pm të Premten në mbrëmje, sipas raportimit nga Göteborgs-Posten.
“Mendova se një shtet tjetër po na sulmonte, Mendova se ishte luftë…”- tha një dëshmitar.
Autoritetet dyshojnë se shpërthimi ishte shkaktuar nga mjete shtëpiake. Garda Kombëtare dhe skuadra e policisë së bombave u thërritën në vendin e ngjarjes.
Veritas.com.al/