(FOTO: Boris Johnson, sekretar i Jashtëm Britanik)/

Sekretari i Jashtëm Britanik, Boris Johnson do të udhëtojë për në Rusi në javët e ardhshme për bisedime të nivelit të lartë- tha zyra e tij të Shtunën.

Kjo do të jetë vizita e parë e një ministri britanik për bisedime zyrtare në Moskë, në më shumë se pesë vjet dhe mund të japë sinjalin e një shkrirjeje potenciale të akullit të antagonizmit në raportet Angli- Rusi.

Një zëdhënës i Departamentit të Jashtëm tha se vizita nuk do të jetë një “punë si zakonisht”,duke thënë  se qasja e Britanisë ndaj Rusisë ishte “angazhim, por edhe me sy hapur”.

Raportet me Rusinë u thartuan pasi Britania kërkoi që të ndëshkohet vrasja e ish spiunit Rus, Alexander Litvinenko, i vrarë nga helme radioaktive në Londër në vitin 2006.

Britania, gjithashtu ka qenë mbështetëse e zjarrtë e sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës për shkak të rolit të Rusisë ndaj krizës në Ukrainë.

Johnson është ftuar nga homologu i tij Rus, Sergei Lavrov. Detaje të mëtejshme rreth kohës dhe agjendës së vizitës do të jepen më vonë.

“Politika jonë ndaj Rusisë është “të angazhohemi, por me sy çelët” dhe kjo vizzitë është komplet në përputhje me këtë pikëpamje”- tha zëdhënësi.

/Veritas.com.al/